TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku sërish janë protagonistë shqiptarët.
Tre persona ishin duke udhëtuar me një makinë, kur janë aksidentuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Carbone drejt Marcianise. Të tre shqiptarët banonin në këtë zonë.
Shoferi duket se ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar jashtë rruge, e duke u përplasur me shtyllat e elektrikut.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ti nxjerrë 3 shqiptarët nga makina.
Të tre janë dërguar me urgjencë për në spital, por për njërin nga shqiptarët mjekët thanë se është në gjendje të rëndë me prognozë të rezervuar.