TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komuniteti ndërkombëtar është shprehur serish kundër veprimeve të Republikës Srpska drejtuar nga Milorad Dodik, ky i fundit pjesë e listës non-grata të SHBA-ve. Shkak është bërë festimi i 9 janarit, si Dita e Republikës Serpska, i cili sipas Gjykatës në vend është një veprim antikushtetues. Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që organet e zbatimit të ligjit dhe ato gjyqësore në Bosnje dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa të shpejtë dhe vendimtarë për të hetuar çdo shkelje ligjore në lidhje me kremtimin e kësaj dite.
Edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, i bëri thirrje liderëve politikë te republikës Srpska të refuzojnë retorikën provokuese, përfshirë sfidimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe tërësisë së vendit.
Autoritetet e Republikës Sërpska festojnë 9 janarin, datë kur, në vitin 1992, në Sarajevë, Kuvendi i atëhershëm i popullit Serb i Bosnjës dhe Hercegovinës miratoi Deklaratën për shpalljen e Republikës së Popullit Serb brenda këtij shteti si një entitet i pavarur. Qëllimi i asaj kohe ishte që ky territor i Bosnjës dhe Hercegovinës të bashkohej me Jugosllavinë, e cila po shpërbëhej.
Në miratimin e deklaratës nuk kishin marrë pjesë përfaqësuesit e boshnjakëve dhe kroatëve, për të cilët 9 janari është fillimi i luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe si fillimi i pastrimit etnik, krimeve të luftës dhe gjenocidit ndaj popullsisë joserbe në territorin e Republikës Sërpska. Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës nuk ka kundërshtuar të drejtën që Republika Sërpska të ketë një ditë të saj, por ka konstatuar se “Dita e Republikës Sërpska” nuk mund të jetë 9 janari, datë që përkon me ngjarjet e ndodhura në Sarajevë më 1992. Pjesë e festimeve të 9 janarit do të jenë edhe përfaqësues te institucioneve shtetërore të Republikës së Serbisë.