TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një vetura ka rënë në lumin Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj, në Shkup.
Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një automjeti brenda së cilës udhëtonin pesë persona të familjes Arsllani nga Gërçeci.
Pas disa orësh është nxjerrur nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë pas aksidenit tragjik, derisa Policia e Maqedonisë së Veriut dhe ekipet e shpëtimit deri në këto momente kanë qenë në kërkim të personit të katërt për të cilin supozohej se ndodhej në makinë.
Në këto moment është ndërprerë aksioni për të vazhduar nesër, për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësive për të parë qartë.
Jozyrtarisht, bëhet e ditur se të tri viktimat janë gra, ndërsa personi që nuk është gjendur ende është mashkull.
Në veturë, ka qenë edhe një fëmijë i moshës 5 vjeçe i cili gjatë rrokullisjes së makinës ka dalë nga makina dhe fatmirësisht atë e kanë gjetur disa kalimtarë të rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është dërguar në spitalin ”8 shtatori” në Shkup.