BALLKAN, 2 Janar 2025, 11:16

FOTO/ “Pusho në paqe engjëll", edhe një 13-vjeçar, viktimë e masakrës në Malin e Zi. Dy vjet më parë ndodhi pothuajse e njëjta gjë

FOTO/ “Pusho në paqe engjëll", edhe një

Një nga 12 viktimat e masakrës që tronditi Malin e Zi është edhe 13-vjeçari M.V.

Miqtë e vogëlushit kanë bërë postime të shumta prekëse në median sociale.

“Pusho në paq engjëll. Kush do na bëjë për të qeshur tani? Oh Zot, pse merr njerëzit më të mirë. Asnjë moment nuk do jetë njësoj”, shkruajnë ata.

Masakra nisi pasi autori, Aleksandar Martinoviç, kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli gjatë një feste për Vitin e Ri në një tavernë në Çetinje.

Pas sherrit me pronarin, ai shkoi në shtëpi dhe mori një armë.

Ai u kthye në tavernë ku nisi masakrën, duke vrarë të paktën 4 persona aty.

Martinoviç vrau edhe persona të tjerë, përfshirë familjarë të tij.

Në total shtatë burra, tre gra dhe dy fëmijë humbën jetën.

Në fund, Martinoviç vrau veten.

Katër persona janë të plagosur rëndë dhe ndodhen në spital. Njëri prej tyre po lufton për jetën, thanë autoritetet.

Kjo është masakra e dytë në Çetinje në pak vite.

Dy vjet e gjysmë më parë, Vuk Boriloviç vrau 10 persona, duke përfshirë dy fëmijë.

FOTO/ “Pusho në paqe engjëll", edhe një