TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka shprehur ngushëllimet e tij presidentit turk Erdogan dhe popullit turk, pas shpërthimit të ndodhur në Stamboll.
Përmes një postimi në Twitter, Mitsotakis iu uron shërim të shpejtë të plagosurve dhe shton se Greqia dënon pa mëdyshje çdo formë të tërrorizmit.
Shocked and saddened by the news of the heinous attack in Türkiye. I wish a speedy recovery to the wounded and offer my sincere condolences to the families of the victims, to President @RTErdogan and to the Turkish people. Greece unequivocally condemns all forms of terrorism.
— Prime Minister GR (@PrimeministerGR) November 13, 2022
“I tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i sulmit të tmerrshëm në Turqi. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve dhe shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, Presidentin Erdogan dhe popullin turk. Greqia dënon pa mëdyshje çdo formë terrorizmi”, u shpreh Kyriakos Mitsotakis.
Kujtojmë se nga shpërthimi i ditës së sotme në sheshin Taksim në Stamboll mbetën të vdekur gjashtë persona dhe u plagosën të paktën 53 të tjerë.