TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin tetor 2022 me muajin tetor 2021 ka shkuar në 12.7 për qind.
Kurse, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9 për qind në muajin tetor 2022.
Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit muajin tetor 2022.
Edhe në këtë raport është treguar se rritja e çmimeve ka vazhduar. Sipas ASK-së
Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin tetor 2022 me muajin tetor 2021 ishte 12.7 për qind.
Kurse, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9 për qind në muajin tetor 2022.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në muajin tetor 2022, krahasuar me muajin shtator 2022”, ka treguar ASK.
Rritja e çmimeve është vërejtur tek produktet kryesor ushqimore dhe tek lëndët djegëse.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 12.7% në muajin tetor 2022, krahasuar me muajin tetor 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (56.6%); vajra dhe yndyra ushqimore (42.7%); bukë dhe drithëra (29.5%); qumësht, djathë dhe vezë (27.1%); mish (22.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (21.5%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (20.8%); prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (17.1%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (16.4%); gaz (16.1%); kafe, çaj dhe kakao (15.1%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (14.9%); shërbime hoteliere (13.9%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (11.0%)”.
Po asjtu rritje tw çmimeve ka pasur edhe tek perimet, shërbime për transport, pajisje shtëpiake, pijet alkoolike, gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare.
“…kujdes personal (9.8%); peshq (9.6%); perime (8.6%); shërbime për transport (7.7%); pajisje shtëpiake (7.5%); pije alkoolike (7.4%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.2%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (7.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6.8%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (6.4%); duhan (5.4%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (4.5%); produkte farmaceutike (4.0%); veshje (3.0%); blerje e automjeteve (2.4%); pemë (2.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 12.7 për qind në IHÇK”.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: shërbime për transport (-7.9%) “rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK. /MONITOR