BALLKAN, 11 Nëntor 2022, 16:53

Tensionet në Veri/ Vuçiç pas takimit me Lajçak dhe Borell: Po përballemi me një situatë të ndërlikuar në Kosovë!

Tensionet në Veri/ Vuçiç pas takimit me Lajçak dhe

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka biseduar sot në Paris me  shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi dhe tensionet që kanë përfshirë vendin.

Presidenti serb ka theksuar se, institucionet europiane qëndrojnë të vendosur se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj. Gjithashtu Vuçiç ka thënë se Në Kosovë pritet një situatë shumë e ndërlikuar.

“Ne jemi duke u përballur me një situatë shumë të komplikuar në Kosovë dhe Metohi, veçanërisht me 21 nëntor, kur shqiptarët mendojnë se po gjobiten në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit”, tha ai.