BALLKAN, 9 Nëntor 2022, 14:48

Sekuestrohen 75 vila në Kosovë

Sekuestrohen 75 vila në Kosovë

Gjykata e Pejës në Kosovë ka urdhëruar sekuestrimin e përkohshëm të 75 vilave në Brezovicë.

Lista prej 75 pronave të sekuestruara mban emra pronarësh nga fusha e politikës, gjykatësve dhe biznesmenëve.

“Kam urdhëruar sekuestrimin e përkohshëm”, ka thënë  për mediet në Kosovë Shaqë Curri, gjykatës i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.

Vilat e sekuestruara rezulton se janë ndërtuar në Zonën e II-të në Parkun Kombëtar “Sharri” – Zona e Brezovicës, në të cilën ndalohet ndërtimi me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri”.