TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata e tensionuar mes Beogradit dhe Prishtinës ka bërë që Presidentja Vjosa Osmani të zhvillojë këtë të hënë takime me krerët më të lartë të institucioneve të sigurisë në vend.
Pas takimeve me komandantin e FSK-së dhe ministrin e Mbrojtjes, Osmani ka zhvilluar dhe një takim me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Petrit Ajeti.
Presidenca e Kosovës bën me dije se në fokus të bisedimeve ka qenë situata e sigurisë kombëtare në Kosovë.
“Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e koordinimit të të gjitha institucioneve të sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës”, thuhet në njoftim.