TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrat e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Greqisë, Ivica Daçiç dhe Nikos Dendias, konfirmuan sot në Athinë mbështetjen reciproke të dy vendeve të tyre për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit reciprok.
“Pas takimit, Dendias u tha gazetarëve se Greqia është e përkushtuar për arritjen e një zgjidhjeje kompromisi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe duke respektuar rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së . Çdo vendim duhet të merret në kuadër të një dialogu të përbashkët dhe është e nevojshme të shmangen tensionet”, thuhet në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.
Ndërkohë që Turqia kërcënon gjithnjë e më hapur fqinjët e saj Greqinë dhe Qipron, Dendias falënderoi Serbinë për respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Greqisë dhe Qipros, dhe vuri në dukje se Greqia nuk dëshiron tensione, por se është gjithmonë në favor të dialogut konstruktiv me respektim të ligjit ndërkombëtar.
“Ne respektojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithëve dhe e dimë se edhe Serbia e respekton këtë”, tha Dendias.
Mbi anëtarësimin në Union, ai tha se Greqia do ta ndihmojë Serbinë sepse ai beson se Serbia është një vend i rëndësishëm në Ballkan dhe nuk mund të mbetet jashtë BE-së.
“Ne mbështesim perspektivën evropiane të Serbisë”, tha Dendias dhe shtoi se në takimin e sotëm është biseduar edhe për energjinë, burimet e furnizimit, si dhe për ndërtimin e gazsjellësit përmes Serbisë.