BALLKAN, 5 Dhjetor 2023, 22:31

Rrëmbeu dhe vrau 14-vjeçaren në Maqedoninë e Veriut, arrestohet autori kryesor i masakrës

Rrëmbeu dhe vrau 14-vjeçaren në Maqedoninë e Veriut,
Ljupço Palevski-Pallço

Ljupço Palevski-Pallço është arrestuar në Turqi. Ai është i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi. Për më shumë detaje Ministria e Brendshme ka paralajmëruar konferencë për media për në orën 22:30.

Palevski është i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, si dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.

Sonte është arrestuar edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi.

Sonte në Gjykatën Penale janë sjellë edhe të dyshuarit e tjerë, ku gjyqtari i procedurës paraprake do të vendosë për propozimin e prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit.

Raportohet që ai tashmë është arrestuar dhe punonjësit e policisë kanë kryer bisedë informative në lidhje me rastin. Ai dyshohet se me veturën Land Rover ka ndihmuar të largohet nga Bullgaria në Turqi, Lupço Palevskin – Palçon, të dyshuarin e parë për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski.

Për këtë rast janë në paraburgim edhe katër persona, mes tyre edhe babai i Vanjës, i cili dyshohet ka dhënë informacion se kur vajza do të shkojë në shkollë mëngjesin e 27 nëntorit dhe se do të jetë vetëm, pra pa motrën. Nga ana tjetër tre të tjerët kanë pranuar krimet dhe kanë dërguar policinë në vendin e vrasjes. Atyre iu mbaron paraburgimi 48 orësh dhe gjykata pritet ta zgjasë sonte.

Rrëmbeu dhe vrau 14-vjeçaren në Maqedoninë e Veriut,
Vanja Gjorçevska

Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe u regjistrua në regjistrin e personave të zhdukur me fotografi portret dhe përshkrim të saj në faqen e MPB-së. Më 29 nëntor Interpoli shpalli fletë-arrest ndërkombëtar. Të premten mbrëma u arrestuan pesë persona dhe u konfiskua një automjeti ka lidhje me zhdukjen e Vanjës.