BALLKAN, 3 Janar 2025, 15:57

Qytetarët të indinjuar/ Vonesa në fluturime, kaos në aeroportin e Prishtinës!

Qytetarët të indinjuar/ Vonesa në fluturime, kaos në

Kaotike është situata në këto ditë të para të janarit në aeroportin e Prishtinës.

Qytetarëve iu është dashur të presin për disa orë pasi ka patur vonesa të fluturimeve. Sipas të dhënave në orët e fundit ka patur të paktën 40 anulime fluturimesh ndërsa shkak është bërë mjegulla. Qytetarët shprehen të indinjuar për vonesat.

Në këto ditë të para të vitit të ri aeroporti Adem Jashari në Prishtinë po përballon fluks pasagjerësh për shkak se emigrantët të cilët festuan në vendlindje po kthehen në vendet e tyre të punës.