TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa ditë pas aksidentit tragjik nga përplasja e dy trenave të Tempe, Greqia sot “paralizohet” sërish pasi transporti publik dhe privat ka paralajmëruar grevë për 24 orë me protestuesit që pritet të mbushin rrugët e qytetit.
Në praktikë pothuajse asgjë nuk do të funksionojë, ndërkohë që mjetet e transportit masiv në Atikë do të lëvizin në orare të caktuara, për t’u shërbyer atyre qytetarëve që duan të marrin pjesë në demonstrata.
Me grevën e përgjithshme, qytetarët kërkojmë që të dalin në sipërfaqe fajtorët e vërtetë të krimit të Tempes dhe përgjegjësitë t’u ngarkohen autorëve.
Në ditën e grevës 24-orëshe të punëtorëve, do të qarkullojnë 50 autobusë me personel sigurie, ndërsa linjat e natës të Aeroportit (N1) dhe shërbimi special për personat me aftësi të kufizuara do të funksionojnë normalisht.
Greva e thirrur nga sindikatat më të mëdha të sektorit privat dhe publik të Greqisë pritet gjithashtu të shkaktojë ndaljen e shërbimeve publike dhe mbylljen e shkollave shtetërore, si edhe të ndërpresë transportin urban.
Me këtë grevë ata kërkojnë që të ngarkohen përgjegjësitë reale për krimin në Tempe dhe të merren të gjitha masat që të mos mbajnë zi për viktimat e tjera.