BALLKAN, 12 Gusht 2025, 19:30

“Ngërçi” politik në Kosovë/ Analisti: Kurti godet Kushtetuesen sa herë ka vendime kundër tij


“Ngërçi” politik në Kosovë/ Analisti: Kurti
Analisti politik Adri Nurellari komentoi situatën politike në Kosovë. Vendi prej muaj ndodhet në një “ngërç politik”, pasi deri më tani nuk është arritur ende konstituimi i Kuvendit.

Gjatë intervistës, Nurellari, u shpreh se kryeministri në detyrë Albin Kurti me sjelljen e tij arrogante ka dëmtuar imazhin e Kosovës.

“Nga ana e Vetëvendosjes është bërë traditë se sa herë që gjyqësore nxjerr në pah tentativat e Kurtit për të shkelur Kushtetutën ai e sulmon Gjykatën Kushtetuese, por është e njëjta që i hapi rrugën për ardhjen në pushtet. Pra tregon një sjellje jo të drejtë nga drejtësisë. Tregon një sjellje jo institucionale dhe vënë në pikëpyetje funksionin bazik të institucioneve në Kosovë”, u shpreh ai.

Gjithashtu komentoi edhe qëndrimin e ambasadës gjermane e cila në reagimin e saj ka bërë thirrje për të zgjidhur ngërçin politik ose në të kundërt do të ketë edhe pasoja, Nurellari e cilësoi si një kambanë alarmi. “Janë të alarmuar me papërgjegjshmërinë, arbitraritetin dhe arrogancën. Tentativat e Kurtit nëpërmjet përfaqësuesit Dehari në Kuvend ishin antikushtetuese. Pra në këtë mënyrë dëmtohet baza dhe themeli i sigurisë së Kosovës”, tha ndër të tjera ai.