TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Funerali i Lena Samaras, vajzës së ish-kryeministrit grek Antonis Samaras, është mbajtur ditën e sotme në Athinë.
Lena Samaras u ndaj nga jeta të enjten në moshën 34 vjeç pasi pësoi atak kardiak në Spitalin Evangelismos të Athinës. Ndërkohë autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes së saj.
Lamtumira e fundit e ish-kryeministrit Antonis Samaras për të bijën gjatë shërbimit mortor në kishën e Shën Theodhorit ishte prekëse.
“Çfarë mund të thotë një baba që humbet fëmijën e tij, çfarë mund të thotë një nënë që humbet shpirtin e saj, çfarë mund të thotë një vëlla që humbet gjysmën e tij, kur humbet shokun e tij më besnik.
Çfarë mund të them si baba për këtë frymë dashurie që mbushi jetën tonë, për këtë aurë të fshehtë mirësie që preku kaq shumë njerëz me humbjen e saj”, tha ndër të tjera Antonis Samaras.
Duke shtuar: “Kjo është arsyeja pse e falënderoj Zotin që na dha këtë dhuratë, edhe pse për 34 vjet”.
