TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm qytetin bregdetar të Budvës në Mal të Zi, ku një vrasje e dyfishtë ndodhi pas një konflikti familjar për biznesin e transportit të turistëve me anije.
Të vrarë mbetën babai dhe djali i tij, ndërsa autori i dyshuar është S.S., 65 vjeç, vëllai i viktimës dhe xhaxhai i djalit të vrarë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 pranë një lokali në plazhin Slovenska obala, ku dy palët kishin stenda turistike.
Sipas burimeve policore dhe raportimeve të mediave vendase, vrasjes i ka paraprirë një mosmarrëveshje shumëvjeçare për ndarjen e punës në aktivitetin e përbashkët të transportit me anije. Një ditë para krimit, S.S. thuhet se kishte kërcënuar familjarët se do të “mbyllte hesapet”.
Të nesërmen në mëngjes, ai është paraqitur me armë zjarri, ka qëlluar për vdekje të vëllanë dhe një nga djemtë e tij, ndërsa djali tjetër arriti të shpëtojë. Pas krimit, i dyshuari është ulur në një lokal aty pranë dhe ka pritur arrestimin nga policia, e cila i sekuestroi armën dhe e ndaloi menjëherë.
Autoritetet janë në pritje të ekspertizës së plotë dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve.