TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme mediat e kanë bojkotuar konferencën pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, për shkak të vonesave të vazhdueshme të ministrave për të dalë para gazetarëve.
Pas mbledhjes së ekzekutivit, gazetarët kanë pritur rreth 45 minuta që të dalë në konferencë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati, mirëpo, ai sërish nuk doli para mediave, raporton Kosova Press.
Me gjithë kërkesën e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu për mirëkuptim, gazetarët ishin të vendosur për të bojkotuar këtë konferencë.
Ai u arsyetua se pas mbledhjes së ekzekutivit, ministrat ishin në një mbledhje joformale në kabinetin qeveritar. Kjo nuk është hera e parë që presin mbi 1 orë për të pritur konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.