BALLKAN, 1 Dhjetor 2021, 17:49

Greqi / 75 viktima dhe 6196 raste të reja me COVID-19  në 24 orët e fundit

Greqi / 75 viktima dhe 6196 raste të reja me COVID-19  në 24

Ministria e Shëndetësisë në Greqi konfirmoi se, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 75 qytetarë. Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 18,234 viktima.

Autoritetet shëndetësore bënë me dije edhe për 6196 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 945,095 raste.

Numri i pacientëve në intubim ka arritur në 690, mosha mesatare e të cilëve është 64 vjeç.