BALLKAN, 1 Dhjetor 2021, 14:54

Koronavirusi, vdes pas një muaji në spital vajza shtatzënë e ish-deputetit grek

Koronavirusi, vdes pas një muaji në spital vajza shtatzënë e

Një 38-vjeçare ka humbur jetën pas një muaji luftë me koronavirusin në spitalin “Agios Loukas” të Selanikut. Mediat greke bëjnë me dije se ajo ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë kur u prek nga koronavirusi dhe situata u përkeqësua menjëherë duke bërë që të shtrohej në spital.

Disa ditë më vonë Parthena Koutmeridou, vajza e ish-deputetit të PASOK, Stathis Koutmeridis, u shtrua në repartin e shërbimit intensiv për shkak të komplikacioneve të rënda.

Mjekët ia hoqën asaj foshnjën disa ditë më parë, duke ditur rrezikun që kishte nëna.

Greqia është goditur nga një valë e rrezikshme infektimesh gjatë javëve të fundit, e cila ka rritur edhe numrin e të vdekurve. Vetëm sot, qeveria miratoi dozën e tretë me detyrim për shtetasit mbi 60 vjeç, ndërsa po flitet edhe për rikthim të masave të rrepta kundër koronavirusit, siç ndodhi në fillimet e pandemisë