BALLKAN, 7 Shtator 2022, 15:36

Erdogan vizitë zyrtare në Beograd, Vuçiç: Po presim radhën për të blerë dronët “Bayraktar”

Erdogan vizitë zyrtare në Beograd, Vuçiç: Po presim

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ndodhet në Beograd në kuadër të një vizite zyrtare në Serbi.

Pas vizitës së Erdoganit, Aleksander Vuçiç, ka thënë për mediat serbe se dy homologët kanë diskutuar edhe për çështjen e pajisjes së Serbisë me dronët “Bayraktar”.

Vuçiç ka thënë se Serbia është duke pritur në radhë dhe se shpreson që në vitin e ardhshëm do të jenë në gjendje të realizojnë një synim të tillë, për të cilin kreu i shtetit serb thotë se janë të gatshëm të harxhojnë qindra milionë euro.

“Ne jemi duke pritur dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm do të jemi në gjendje ta realizojmë. Ne jemi gati të japim disa qindra miliona për Bayraktar”, ka thënë kreu i shtetit serb.

Gjithashtu presidenti serb ka folur edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar në mes të Serbisë dhe Turqisë.