BALLKAN, 2 Gusht 2025, 21:10

Dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar në Itali

Dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën

Një 21-vjeçar me origjinë nga Kosova ka ndërruar jetë tragjikisht në Villadossola, provinca Verbano-Cusio-Ossola në Itali.

Sipas mediave italiane, i riu Pashtrik Krasniqi u godit nga një rrymë elektrike ndërsa punonte në një platformë në një lartësi prej 6 metrash, gjatë çmontimit të skelave pas përfundimit të një renovimi.

Raportet paraprake tregojnë se viktima mund të ketë prekur aksidentalisht një kabllo energjie elektrike me pulpën e këmbës, duke shkaktuar fatalitetin e menjëhershëm.

Ndihma e shpejtë u bë përpjekje për ta rianimuar, por pa sukses. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.