AKTUALITET, 19 Korrik 2021, 14:18

Asnjë viktimë, konfirmohen nëntë të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Asnjë viktimë, konfirmohen nëntë të infektuar me

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid-19, 9 raste të reja nga 1 973 testime, ndërkaq fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.

Ministria bën me dije se rastet e reja janë konfirmuar në Shkup janë 4, në Tetovë 4 dhe 1 në Kërçovë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 53 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.931, prej të cilëve 150.223 janë shëruar, ndërsa 5.487 kanë ndërruar jetë.