TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrihet marrëveshja mes palës shqiptare dhe asaj greke për vijimin e punës në pikat doganore, si Kapshtica dhe Kakavija.
Ministria e Jashtme ka njoftuar se në këto dy pika doganore do të vijojë puna gjatë gjithë ditës së sotme, deri në orën 22:00 të mbrëmjes.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon vijimësinë e punës në pikën kufitare Kakavijë dhe pikën kufitare Kapshticë, deri në mbrëmjen e sotme, ora 22:00.“, njofton ministria e Jashtme.
Tashmë ka rinisur puna në pikën kufitare në Kapshticë, ku qytetarë e parë u janë drejtuar sporteleve.
Po kështu, puna ka rinisur edhe në Kakavijë, por sërish radha e makinave vijon të jetë e madhe dhe qytetarët kanë ankesa. Ata shprehen se rrezikojnë të infektohen nga COVID-19.