AKTUALITET, 5 Maj 2020, 15:07

“Andrà tutto bene!”, nga marrëdhëniet mes dy vendeve te lufta përballë COVID-19, zbardhet biseda e Metës me ambasadorin italian

“Andrà tutto bene!”, nga marrëdhëniet mes dy

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një bashkëbisedim sot me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit theksoi se, Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë.

Mes të tjerash ai tregoi edhe detaje nga biseda me ambasadorin, ndërsa shtoi se “Ndamë bindjen për thellimin e një bashkëpunimi të domosdoshëm për të përballuar me sukses edhe fazën e vështirë post-COVID.”.

MESAZHI I METËS

Kënaqësi të zhvilloja një bashkëbisedim të frytshëm me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.

Vlerësova se Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë dhe se të dy vendet tona kanë potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale në të gjitha fushat.

Ndamë bindjen për thellimin e një bashkëpunimi të domosdoshëm për të përballuar me sukses edhe fazën e vështirë post-COVID.

E falenderova përsëri për mbështetjen e madhe financiare që Italia dha për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Andrà tutto bene! ?????