AKTUALITET, 5 Maj 2020, 12:50

Kritika për përballimin e koronavirusit/ Misteri i mjekëve në Rusi, tre ‘bluza të bardha’ hidhen nga dritaret e spitaleve, Policia ‘kyç’ gojën

Kritika për përballimin e koronavirusit/ Misteri i mjekëve


Dy mjekë rusë kanë humbur jetën në mënyrë të mistershme, pasi kanë rënë në mënyrë misterioze nga dritaret e spitalit ku edhe shërbenin.

Vdekjet kanë ndodhur dy javët e fundit, menjëherë pas deklaratave të tyre lidhur me situatën e koronavirusit. Nga dritarja ka rënë edhe një mjek i tretë, i cili është ende i shtruar në spital.

Alexander Shulepov, një mjek ambulance në Voronezh, një qytet rreth 320 milje në jug të Moskës, është në gjendje të rëndë pasi ra nga dritarja e spitalit të shtunën. Ndërkohë që punonte, ai njëkohësisht po trajtohej pasi ishte infektuar me koronavirus.

Shulepov u shtrua në spital për koronavirus më 22 prill, në të njëjtën ditë ai dhe kolegu i tij Alexander Kosyakin postuan një video në internet duke u shprehur se ishin detyruar që të vazhdonin të punonin edhe pse të infektuar.

Ndërsa Kosyakin kishte kritikuar më parë administratën spitalore për mungesë të mjeteve mbrojtëse. Lidhur me deklaratat e fundit, Kosyakin ishte shoqëruar në polici, pasi akuzohej për përhapje të lajmeve të rreme.

“Shulepov është në kujdes intensiv, me sa di në një gjendje të rëndë, herën e fundit që i fola me të ishte në 30 Prill. Ai u ndje mirë, po përgatitej që të largohej nga spitali … dhe krejt papritur ndodhi hedhja e tij.

Nuk është e qartë pse e bëri, kam aq shumë pyetje për të cilat s’kam përgjigje.”- i tha Kosyakin CNN. Ndërkohë që CNN është interesuar për detaje lidhur me hetimet pranë Policisë së zonës, por nuk ka marrë përgjigje.

Më 1 maj, Elena Nepomnyashchaya, mjeke e përkohshme e një spitali në qytetin siberian të Krasnoyarskit, vdiq pasi kaloi një javë në kujdesin intensiv.

Stacioni televiziv lokal TVK Krasnoyarsk raportoi se ajo u hodh nga dritarja gjatë një takimi me zyrtarët rajonalë të shëndetësisë, në momentin kur ata po diskutonin lidhur me shndërrimin e klinikës në një strukturë për përballimin e koronavirusit.

Më 24 prill, Natalya Lebedeva, drejtuese e shërbimit mjekësor të urgjencës në Star City, baza kryesore e trajnimit për kozmonautët e Rusisë, vdiq në një spital gjithashtu duke u hedhur nga dritarja. Spitali tha se ajo po trajtonte një të dyshuar për koronavirus, ndërkohë për të spitali nuk ka bërë asnjë koment.