AKTUALITET, 5 Maj 2020, 14:17

Goditën me mjete të forta në kokë e në trup një 59-vjeçar, pranga dy të rinjve nga Saranda

Goditën me mjete të forta në kokë e në trup një


Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për një plagosje.

Pas hekurave përfunduan shtetasit; A. Aleksi, 30 vjeç dhe F. Kola, 24vjeç, të dy banues në Sarandë.

Arrestimi i tyre u bë pasi dje rreth orës 14:30 në dyqanin e tij në rrugën “Onhezmi” kanë goditur me sende të forta në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dëmtime të shumta shtetasit Sh. Sh, 59-vjeç, banues në Sarandë.

Ngjarja për motive të dobëta. Dy të rinjtë akuzohen për plagosje të lehtë me dashje në bashkëpunim./ Balkan Web