TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një çift bashkëshortësh u plagosën rëndë si pasojë e një konflikti banal në fshatin Pendavinj, në Korçë, ndërsa autor i ngjarjes ishte nipi i gruas.Policia_Korce
Nipi Ilia Jani, 20- vjeçar, qëlloi me thikë tezen e tij dhe bashkëshortin e saj, ndërsa dyshohet se vuan nga probleme mendore.
I riu jetonte me të atin dhe të vëllanë pas humbjes së nënës së tij, ndërkohë që rreth orës 11:00 të së hënës, ka shkuar në banesën ku jetonte tezja e vet dhe pas një konflikti për arsye që mbeten të paqarta për grupin hetimor, ai i ka goditur ata disa herë me thikë, ndërsa ka mbetur i lënduar edhe vetë.
Pas ngjarjes, të tre personat e përfshirë në konflikt kanë dalë nga banesa, e ndërsa burrë e grua kanë kërkuar ndihmë nga bashkëfshatarët, autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Burime nga bluzat e bardha thanë se çifti i bashkëshortëve Ditera dhe Arben Leka kanë pësuar dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa ky i fundit ndodhet në gjendje më të rëndë. Edhe autori i ngjarjes ka pasur dëmtime fizike, çka lë të dyshohet se ka pasur një përleshje fizike mes palëve e më tej sherri ka degraduar në përdorimin e armës së ftohtë.
Policia po heton rastin dhe pas pyetjes së autorit, do të marrë edhe dëshminë e bashkëshortëve, sapo gjendja e tyre shëndetësore të stabilizohet.
“Rreth orës 11:00, çifti i bashkëshortëve dolën nga shtëpia të plagosur e pas tyre doli edhe i nipi. Duar e fytyrë i kishte të lyera në gjak. Ai u largua në drejtim tjetër, e pyeta çfarë ka ndodhur dhe s’më ktheu përgjigje. Më pas lajmëruam, erdhi ambulanca dhe Policia dhe i morën. Nuk kanë pasur probleme, të dyja palët njerëz të urtë, nuk janë ndier këtu në fshat. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Mësuam se i kishte goditur me thikë, por arsyen se dimë. Na tronditi kjo ngjarje. Ata ishin vetë në shtëpi, nuk e kishin as djalin, ndërsa vajzën e kanë jashtë shtetit”, u shpreh njëra nga fqinjët e bashkëshortëve.
Policia shoqëroi autorin e ngjarjes, ndërsa sipas të dhënave, ai nuk ka qenë në gjendje të mirë psikologjike dhe ende nuk është arritur të merret plotësisht dëshmia rreth motivit apo rrethanave të ngjarjes./Panorama/