AKTUALITET, 16 Qershor 2020, 20:25

Ambasada e SHBA: Qytetarët me vizë amerikane nuk mund të kalojnë tranzit në zonën Schengen

Ambasada e SHBA: Qytetarët me vizë amerikane nuk mund të

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka njoftuar qytetarët me vizë amerikane që duan të udhëtojnë drejt vendit të tyre se nuk mund të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen.

“Udhëtarët me vizë amerikane aktualisht nuk lejohen të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen, Mbretërisë së Bashkuar ose Irlandës, gjatë rrugës së tyre për në Shtetet e Bashkuara.

Kalimi nëpërmjet këtyre vendeve i vendos udhëtarët në kufizime udhëtimi, pavarësisht nga ka filluar udhëtimi i tyre”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157467078860838