AKTUALITET, 18 Nëntor 2020, 11:51

Rreziku nga koronavirusi, ambasada gjermane mbyll sportelet, çfarë do të ndodhë me aplikantët e vizave

Rreziku nga koronavirusi, ambasada gjermane mbyll sportelet, çfarë


Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, Ambasada Gjermane në Tiranë ka mbyllur sportelet e saj për lëshimin e vizave.

Ambasada shpjegon në rrjetet sociale se të gjithë ata që kanë aplikuar do të marrin një datë tjetër përmes komunikimeve elektronike.

“Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm.

Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë”, thekson ambasada duke konfirmuar se në raste urgjente, qytetarët duhet të telefonojnë në numrin e urgjencës.