AKTUALITET, 5 Gusht 2024, 14:42

Zjarri rrezikon kurorën e Liqenit të Zi në Bulqizë, flakët shkrumbojnë pisha shekullore

Zjarri rrezikon kurorën e Liqenit të Zi në Bulqizë,

Një vatër zjarri është aktivizuar që prej ditës së djeshme në masivin pyjor të fshatit Tërnovë në Bulqizë.

Flakët janë drejtuar drejt kurorës së gjelbër të liqenit të Zi, e vetmja kurorë e paprekur në këtë zonë.
Për shkak të erës së fortë vatra e zjarrit po zgjerohet dhe po merr përmasa të mëdha.

Në terren ndodhen punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Bulqizë por është e pamundur fikja e zjarrit nga toka për shkak të erës së fortë. Deri tani zjarri ka djegur disa hektar me pishë shekullore, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për ndihmë.