AKTUALITET, 19 Maj 2025, 09:49

'11 maji'/ Votat preferenciale, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë! Ja kush hyn dhe kush mbetet jashtë Kuvendit

 

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55 vota.

Sipas rezultatit të deritanishëm, Xhaçka ka marrë 5997 vota, Gjylameti grumbulloi 5942 vota.

Në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku ka fituar mandatin duke kaluar Ilir Alimehmetin me një diferencë prej rreth 2300 votash.

Deri tani janë numëruar 23850 nga 43157 vota të diasporës për qarkun e Tiranës, që përfshijnë edhe votat preferenciale për kandidatët.

Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe figura të njohura të PS, si Pandeli Majko, i cili deri në këto momente rezulton me 5878 vota, i ndjekur pas nga Etilda Gjonaj me 5138 vota.

Edhe Plarent Ndreca e ka humbur mandatin e deputetit, pasi ka siguruara deri tani 4745 vota. Më poshtë në renditje rezultojnë dhe Ermonela Felaj me 4389 vota, ndjekur menjëherë më pas nga Mimi Kodheli me 4121 vota.

Nga ana tjetër në Partinë Demokratike, panorama e garës mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetin duket më e qartë.

Tabaku ka siguruar  një kapërcim të ndjeshëm votash në krahasim me Alimehmetin, duke grumbulluar deri tani 20058 vota, ndërsa mjeku i njohur ka mbledhur deri tani 17736 vota.

Pa mandat deputeti në Kuvendin e ri nga radhët e koalicionit të opozitës PD-ASHM, kanë mbetur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, që ka grumbulluar 7868 vota. Nga PL, si pjesë e listës së mbyllur futen në Kuvend Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho.

Rezultat edhe më të dobët në raport votash, ka arritur Dhurata Çupi, me 2762 vota, ndërsa kreu i PDIU Shpëtim Idrizi me vetëm 1961 vota deri tani. Nga Partia Drejtësi Unitet dhe Integrim, si pjesë e listës së mbyllur në Kuvend futet Mesila Doda.

'11 maji'/ Votat preferenciale, Xhaçka thellon avantazhin ndaj

'11 maji'/ Votat preferenciale, Xhaçka thellon avantazhin ndaj