AKTUALITET, 10 Qershor 2023, 12:24

Zgjedhje të reja për strukturat e PD? Berisha: Kërkohet ndjenjë e përgjegjësisë për konsolidimin e partisë! Do të pranoja këdo që ka vullnet

Zgjedhje të reja për strukturat e PD? Berisha: Kërkohet

Ish-kryeministri Sali Berisha në një bashkëbisedim live me qytetarët në ‘Facebook’ ka komentuar zgjedhjet lokale të 14 majit, ku tha se vota e qytetarëve u vodh por opozita do vazhdojë me procesin e identifikimit të manipulimit.

Lidhur me përçarjen e opozitës dhe garën në PD për lidershipin e ri, Berisha tha se mirëpret këdo që do t’i bashkohet partisë dhe se zëri i tyre do të dëgjohet.

Zgjedhje të reja në strukturat e PD?

Mirëpres në PD të gjithë anëtarësinë e saj, garantoj se zëri i tyre do të dëgjohen, dhe nuk ka pengesë që ne përmes procedurave staututor të bëjmë zgjedhjet më të mira. Rëndësi të ka të ketë vullnet dhe ndjenja e përgjegjësisë për konsolidimin e PD, jo vetëm ndaj anëtarëve por dhe mbështetësve e simpatizantëve të saj.

Sa do zgjasë procesi i identifikimit të manipulimit të zgjedhjeve?

Ky proces nuk është në duart tona, varet nga procedurat të cilat janë jashtë kompetencave të PD dhe janë në duart e institucioneve. Ky proces duhet të kompletohet sa më shpejt por ka etapa që kalojnë, përmes KQZ, KAS dhe gjykatës elektorale. Ka dokumente të shumta të cilat janë jo në arkivat e PD por të KQZ, kërkojnë kohë për t’u bërë gati dhe ti jepet forcave politike, kërkojnë vullnet që mos të fshihen. Kërkohe analizë e listave, proces realisht kompleks. Ky proces po ecën me sukses. Ne defakto legjitimojmë, ulim kokën para batërdisë të Edi Ramës, por i themi që nuk kemi qëndrim të veçantë dhe japim dritën jeshile që në zgjedhjet e ardhshme, ai të thellojë krimin monstruoz por ne nuk do e bëjmë.