TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta nga tre fëmijët e tij në Shënvlash të Durrësit.
Vajza e viktimës, 19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila ishte e dyshuara e parë për krimin, ka dëshmuar sot në gjykatë se ka i ka thënë ‘jo’ të atit për të lidhur fejesë me një djalë nga fshati.
E reja është shprehur se para se të kryente krimin i ati i kishte thënë për herë të dytë për fejese por ajo kishte refuzuar sërish, dhe ka nga refuzimi që ka bërë, pretendon se i ati mund ta vriste.
Ndër të tjera, Hygerta Meta shprehet se i ndjeri ka pasur konflikte me të gjithë familjen, por ka pasur frikë të denoncojë.
“Kisha frike ta denoncoja. Mund te na vriste ai ose njerëz të fisit të vet. Babai na ka thënë do t’ju vras, nëse rrini do t’ju vras, edhe nëse ikni do t’ju vras. Nuk kemi pas ku të shkojmë”, ka rrëfyer ajo.
19-vjeçarja ka pranuar krimin dhe është shprehur e penduar: “Jam penduar, por s’ka kthim.”
Dëshmia e Hygerta Metës: Vëllai ka ardhur nga Italia! Babai me tha për fejese e i thashë jo. Nga refuzimi qe i kam bërë për fejesë babai kisha hallin se më vriste me bombol gazi. Në fund të janarit më tha për fejese dhe më kërcënoi mua dhe mamanë ‘do t’ju vras’. Mamanë e kish kërcënuar edhe për një portokall që kish këputur.
Me mamanë ka patur konflikte me dhunë dhe e ka goditur edhe pa mendje e ka lënë pa frymë. Babai ka patur konflikte kemi qenë prezent.
Kisha frike ta denoncoja. Mund te na vriste ai ose njerëz të fisit të vet. Babai na ka thënë do t’ju vras, nëse rrini do t’ju vras, edhe nëse ikni do t’ju vras. Nuk kemi pas ku të shkojmë. Ai nuk na ndante kishte frike se mami i merrte pasurinë.
Si të lindi mendimi për vrasje?
Ai na ka thënë do t’ju vras! Isha prezentë. Te enjten na tha do t’ju vras pasi e refuzova për here te dytën herë fejesën. Te shtunën e mendova. Erdhi babi hëngri drekë, u shtri dhe mora armën dhe ja tregova. Por ai nuk u befasua!
E qëllova! I thashë ngrihu në këmbë më tha ik andej. E kisha vendosur, isha dy metra larg në dhomë të ndenjes. Arma ishte në sirtar në dhomë të gjumit. Ka patur armë ka patur edhe kallash. Jam penduar, por nuk ka kthim.