AKTUALITET, 26 Shkurt 2024, 12:39

“Pëllumb Meta u qëllua me katër plumba”- Prokurorja lexon dosjen e krimit në familje: Hysen Meta vrau të atin, i vëllai dhe e motra fshehën kufomën

“Pëllumb Meta u qëllua me katër plumba”- Prokurorja

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për tre fëmijët, të cilët më 10 shkurt vranë babain e tyre dhe më pas e groposën.

Prokurorja Suela Behluli ka lexuar dosjen hetimore, ku ndër të tjera ka thënë se vrasjen e ka kryer djali i madh Hysen Meta, ndërsa dy fëmijët e tjera kanë fshehur kufomën.

“Në datën 13 Shkurt Hysen Meta ka denoncuar se babai është larguar dhe nuk është kthyer prej datës 10. Mjeti është gjetur ne zonën e pishave pranë fshatit Rinia. Nuk janë gjetur gjurmë. Në kros kot u gjeten dokumentet e makinës. Pati dyshime.

Hygerta Meta deklaroi në polici se e ka vrarë ajo! U gjetën tre plagë me arme zjarri! Në divan u gjet një gëzhojë në sirtarin

U ri pyet Hygerta  dhe tha se e ka vrarë vëllai. Hygerta tha se e ka lidhur kufomën. Kanë qenë në banese Hygerta dhe vëllai. Hyseni e ka qëlluar me katër plumba

Më pas dy vëllezërit e kanë varrosur në kasolle. Më pas dy djemtë e kanë mare mjetin dhe e kanë lënë në zonën e pishave në Fshat Rinia. Kërkojmë mase sigurie Arrest me burg”, ka lexuar Prokurorja.