Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, e ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe d të ë tjetër u plagosën.
Ai u shpreh se dhuna duhet të ndalet menjëherë dhe bëri thirrje për hetim të plotë të incidentit.
“Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të Kosovës që vdiq sot në mëngjes dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve.Mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë”, u shpreh Varhelyi.