AKTUALITET, 24 Shtator 2023, 15:35

Situata në Veri, ministrja e Jashtme e Kosovës: Reagimi i Borrell i turpshëm, asnjë fjalë për terroristët

Situata në Veri, ministrja e Jashtme e Kosovës: Reagimi i Borrell i
Gërvalla dhe Borrell

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka reaguar ashpër kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, për reagimin e tij për ngjarjet në veri ku u vra një polic i Kosovës dhe u plagos një tjetër.

Ajo tha se reagimi i tij ishte i turpshëm, derisa pyeti anëtarët e BE-së “mund ta tolerojnë më këtë cinizëm”.

Reagimi i plotë në X

Zoti Borrell, vërtet?

Terroristët vrasin policinë – dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”?

Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve?

A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?

Sa turp.

Si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?