AKTUALITET, 5 Dhjetor 2023, 16:51

Vrasja e Behar Sofisë/ Jepet pretenca: 127 vjet burg për 5 të pandehurit

Vrasja e Behar Sofisë/ Jepet pretenca: 127 vjet burg për 5 të

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 127 vite burg për 5 të pandehurit që akuzohen për  vrasjen e  Behar Sofia në 25 shkurt  të vitit 2021.Për bashkëpunëtorin e drejtësisë Ernejt Shyri rrëfimi i të cilit zbardhi ngjarjen, SPAK kerkoi 7 vite burg, ndërsa për të pandehurit e tjerë 30 vite heqje lirie.

Kujtojmë se Behar Sofia, u ekzekutua në një atentat mafioz vetëm pak metra larg shtëpisë në mes të Tiranës. 66-vjeçari jetonte pranë një qendre tregtare në  buzë të lumit Lana në një zonë shumë të populluar në kryeqytet dhe ka dalë prej banesës pak minuta para se ta qëllonin me silenciator duke e lënë të shtrirë në trotuar.

Ndër të tjera kujtojmë se 66-vjeçari në gusht të vitit 2009 ka qenë një ndër emrat e përfshirë në ngjarjen e Durrësit ku u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Gjithashtu për të zbardhur motivet e krimit, policia ka rihapur edhe një ngjarje të ndodhur në Berat në vitin 1997, ku dyshohej se Behar Sofia ishte i implikuar.

Ernejt Shyti u arrestua në Mal të Zi, vetëm dy javë pasi kishte kryer vrasjen e Behar Sofias. I gjendur përballë fakteve kokëforta, ai rrëfeu se si qëlloi ndaj Behar Sofias, por edhe se kush ishin personat që ishin të interesuar për eliminimin e bosit të drogës. Ai tregoi në hetuesi, sesi miku i fëmijërisë, Xhuliano Visha i propozoi fillimisht vrasjen e Behar Sofias.