TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi gjatë fjalës së saj në Kuvend se kreu i qeverisë Edi Rama synon sot të blejë mediat duke ushtruar presion ndaj tyre.
Ai tha se Rama është nxitësi kryesor i dhunës. Vokshi theksoi se në Shqipëri gjendja sa vjen dhe bëhet gjithnjë e më e rëndë dhe zgjidhja e vetme është largimi i kryeministrit dhe kësaj qeverie.
“Nxitësi kryesor i dhunës është Edi Rama. Në Kuvend opozita dhunohet në të drejtën e saj dhe kërkohet që ajo të asgjësohet.
Në këtë klimë dhune politike edhe një grup i vogël deputetësh kërkojnë të rrëmbejnë simbolet e PD. Në këtë mjedis dhune qytetari i thjeshtë ndihet i pashpresë. Dhuna ka vetëm një emër. Ai është Edi Rama. Ai akuzohet për nxitjen e dhunës ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha. Në Shqipëri gjendja sa vjen dhe bëhet më e rëndë.
Zgjidhja është të largojmë Edi Ramën dhe ta çlirojmë Shqipërinë nga dhuna. Me dhunën e korrupsionit ka blerë votat dhe ka përzënë shqiptarët nga shtëpitë e tyre. Por i ka bërë llogaritë gabim. Asgjë nuk do jetë më si më parë. Opozita do i shkojë deri në fund misionit të saj”, tha Vokshi.