AKTUALITET, 12 Dhjetor 2022, 19:22

"Akt provokator dhe frikacak!"/ Shehu: Goditja ndaj Berishës ishte e organizuar

"Akt provokator dhe frikacak!"/ Shehu: Goditja ndaj Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e ka konsideruar një akt provokativ dhe frikacak goditjen e ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit.

Nga foltorja e Kuvendit, Shehu tha se e gjithë ngjarja ishte e organizuar nga qeveria. Sipas tij, këto akte ndodhin vetëm në vende ku nuk egziston liria.

Shehu: Shqipëria nuk funksionon, se liria nuk funksionon. Pa liri nuk funksionon asgjë. As politika e jashtme. Ne rendim pas Ballkanit të Hapur,. Nuk themi një fjalë për Kosovën dhe agresionin që tentohet të kryhet mbi të. Tek ne funksionojnë modelet autokratike lindore. Me shkelje të të drejtave, lirive. Kjo nuk sjell zhvillim, por vetëm këtë gjendje katastrofale ku është katandisur vendi.

Provokatore, frikacake. Kryetari i opozitës u godit në një mënyrë të tillë, dhe ndodh veç në vendet e pa zhviolluara. Nuk ka liri. Liria është ajo që mban njerëzit. Liria është ajo që bën të zhvillohet një vend. Sot pas 32 vjetësh, shkelim demokracinë në atë mënyrë, me një xhest për autokratët banditë. Pse e organizuan?

Mos gënjejmë kot, ishte e organizuar. Ishte e parapërcaktuar. Pse? Provokatore ndaj opozitës, ndaj atyre njerëzve. Për të realizuar motivet autokratike. Agresione të tilla, nuk e trembin opozitën. S’e frikësojnë. Nuk e tkurrin PD-në. E bëjnë të jetë akoma më e bashkuar. Jo për të, por për demokracinë.