TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha foli gjatë fjalës në Parlament në lidhje me sulmin ndaj tij në protestën e datës 6 dhjetor.
Ai tha se, sot është dëshmi e shpirtit të opozitës për t’u përballur dhëmbë për dhëmbë me regjimin e Edi Ramës.
“Flas sot në këtë parlament me thirrjen time drejtuar mbarë qytetarëve shqiptarë. Popullit opozitar. Në këto momente në të cilat ky regjimi i mbështetur tërësisht në krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë dëshmoi se është i aftë të bëjë gjithçka për eliminimin e opozitës së vërtetë.
Por unë jam sot këtu sot si dëshmi e shpirtit të pamposhtur të opozitës, e vendimit të saj për t’u përballur dhëmbë për dhëmbë me këtë regjim kriminal, me kreun e tij Edi Rama i cili në traditën e të etërve të tij mizorë dhe xhelatë, babai i tij firmoste varjen në litar të kundërshtarit, dajës së tij që urdhëronte varrosjen të gjallë të kundërshtarëve politik.
I them se je i pashpresë se nuk do të arrish kurrë të mposhtësh opozitën e shqiptarëve. Në aktin më korruptive ke arritur të blesh dhe të shesësh deklarata. Deputetët, kryetarë opozite por ato kanë marrë fund. Ato u arkivuan”, tha Berisha.