AKTUALITET, 20 Janar 2023, 18:54

VIDEO/ "Të mbahen armët në dorë gati për zjarr" - Artan Hoxha publikon përgjimet për "21 Janarin", si u dha urdhëri për vrasje

VIDEO/ "Të mbahen armët në dorë gati për

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar materiale të reja për ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 persona në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". 

Biseda është mes kreut të Gardës në atë kohë Ndrea Prendi dhe zëvendësit të gardës Artan Hoxha, ky i pari i jep urdhër këtij të fundit që të mbajnë armët gati për zjarr.

“Është një regjistrim audio. Vrasjet janë bërë me urdhër, por serverat u fshinë, procesverbalet u fshinë, nuk u la më asnjë gjurmë, për të fshehur faktin se kush i kreu vrasjet.

Më në fund pas 12 vitesh, mu dha mundësia të kem një provë që dëshmon se vrasjet janë bërë me urdhër dhe ofcerët që kanë qëlluar me urdhër. Ky material që është siguruar pas një kohe kaq të gjatë i jep mundësinë që të gjejë përgjegjësin dhe t’i qetësojë familjarët.

Komunikoni vetëm stafi drejtues dhe ai që konsiderohej grupi i zjarrit. Ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtor i Policisë së Tiranës. Aty dëgjohet që flet edhe ministri i Brendshëm i asaj kohe që kaq qenë Lulzim Basha”, u shpreh Artan Hoxha në emisionin Zona Zero në Top News.

Komunikimi në radio, në videon e “Xhungël.al”:

Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi: “Të mbahen armët gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë në trup”.

Më pas ai i drejtohet zv/komandantit të gardës, Artan Hoxhës: “Dëgjon? Artan dëgjon?”

“Dëgjoj, dëgjoj.”- përgjigjet Hoxha.

Ndrea Prendi: “Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak”.

Artan Hoxha:” Kuptova, kuptova”.

Ndrea Prendi: “Ky është urdhri. Dashamir dëgjuat”- duke iu drejtuar dhe vartësve të tjerë.

Dy efektivë të forcave speciale: “Alfred (Alfred Ahmetcanaj) ta ta ta gjakos (urdhri për ta vrarë)”.

“Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një e nga një”.

Ndrea Prendi: “Alfred?”

Alfred Ahmetcanaj:”Po dëgjoj. (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)”

Ndrea Prendi: “Kujdes municionin! Kujdes municionin!”

Në vijim ka pauzë të gjatë në radio.

Ndrea Prendi: “Alfred, grupi i njësisë speciale, këta tek porta numër 2”

Alfred Ahmetcanaj: “Po e kuptova”

Ndrea Prendi:” Një grup i vogël”

A.Ahmetcanaj: “Po e kuptova drejt”

Ndrea Prendi:” Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 I Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?

202 I tufanit: “Këtu jam. Ngjitur, ngjitur”.

Ndrea Prendi: “Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 1”.

A.Ahmetcanaj:” Po ju kuptova”

N.Predni:” Tek porta numër 1. Agim ku je? Agim?”

Të gjithë i raportojnë me kodin e radios 206 I Tufanit, që janë në gatishmëri.

N.Prendi: “Martin dëgjon, Martin?”

Martini:” Dëgjoj!”

N.Prendi:” Artan më dëgjon?”

Artan Hoxha:”Dëgjoj”

N.Prendi:” Le ta djegin pemën, nuk ka problem”

I panjohuri:” 260 e Luanit? Luani 3”

Komunikimet (urdhrat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhri për të qëlluar, u zbatua urdhri duke realizuar të shtënat një e nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë më asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjes së protestuesve ka një qetësi absolute tek komandanti i gardës dhe oficeri drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrarë apo të plagosur.

Vijon komunikimi në radio:

I panjohuri: “260 I Lunait”

260 Lunait:” Ju dëgjoj”

I panjohuri:” Të kërkon ministri, këtu në radio…”