AKTUALITET, 2 Prill 2025, 23:11

Çfarë po ndodh në Vlorë? Policia kontrolle të befasishme në hyrje dhe dalje të qytetit

Çfarë po ndodh në Vlorë? Policia kontrolle të

Vlora kohët e fundit ka qenë një nga qytetet më problematike sa i përket akteve kriminale, ndaj mbrëmjen e sotme është ndërmarrë një aksion nga Policia e këtij qarku, në bashkëpunim me Policinë Rrugore.

Është hartuar një plan masash për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike. Dhe për këtë janë zhvilluar kontrolle të befasishme në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës, me fokus kryesor ndaj mjeteve me xhama të zinj, personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë pa leje.

Çfarë po ndodh në Vlorë? Policia kontrolle të

Deri tani janë shoqëruar disa persona, ndërkohë që janë vendosur masa administrative për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit dhe për ata që nuk kanë dokumentacion të rregullt.

Çfarë po ndodh në Vlorë? Policia kontrolle të