TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një grup kriminal që vepronte midis Shqipërisë dhe Toskanës, pjesë e së cilës ishin shtetas italianë dhe shqiptarë është goditur nga Guardia di Finanza e Napolit dhe Salernos.
Grupi shpërndante sasi të mëdha të kokainës dhe hashashit që vinte përkatësisht nga Amerika e Jugut dhe Afrika e Veriut përmes një rrjeti të gjerë kontaktesh.
Dyshohet se nëntë persona janë pjesë e kësaj shoqate kriminale që synonte trafikimin, posedimin dhe tregtimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.
Ndërkohë arrestime janë bërë në shtatë provinca, përkatësisht në provincën e Pistoia, Pizës, Romës, Milanos, Novara, Salerno dhe Varese.
Hetimi i këtij grupi u krye me kërkesë të Drejtorisë së Qarkut të Anti-mafias së Napolit e njoftuar nga Guardia di Finanza.