AKTUALITET, 3 Dhjetor 2021, 11:48

Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Demokratike në Lezhë, Zef Gjoka

Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Demokratike në Lezhë, Zef

Drejtuesi i Partisë Demokratike në Lezhë, Zef Gjoka është larguar nga detyra.

Ai ka dhënë dorëheqjen duke zgjedhur të mos drejtojë më PD-në në Lezhë.

Vendimi është marrë sëfundmi, mirëpo ende nuk ka ndonjë shpjegim për shkakun e këtij vendimi.

Një ditë më parë, ishte kreu i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj që u largua nga drejtimi i saj për shkak të parashikimeve që bën statuti në lidhje me drejtuesit e degëve lokale kur marrin mandatin e deputetit.