TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në facebook një foto të kryeministrit Rama me ish-ish kryetarin e Komunës Frakulli i Madh, Viktor Çervanaku, personi në banesën e të cilit mbrëmjen e kësaj të enjteje u zbulua një laborator kokaine.
Në mbishkrimin e fotos Berisha shkruan se Rama dhe miku i tij Çervanaku janë “vëllezër” droge.
“Edi Rama me mikun e tij të drogës Viktor Çervanaku! Vllezër në Kokainë!”, shkruan Berisha në mbishkrimin e fotos.
Operacioni i zhvilluar nga SPAK këtë të enjte, në bashkëpunim me policinë malazeze dhe agjentët e DEA-s, zbuloi në banesën e ish-kryekomunarit një laborator droge.
Policia ka sekuestruar rreth 200 thasë me pleh kimik, ku dyshohet se ishte fshehur kokaina, të cilët janë dërguar drejt ambienteve të policisë së Shtetit ku do tu bëhet një kontroll më i detajuar.
Çervanaku ka qenë prej kohësh jo vetëm drejtues vendor, por edhe i organizatës socialiste të zonës së Fierit.