AKTUALITET, 26 Maj 2024, 14:09

Vasili: Rezoluta kundër korrupsionit nuk mund të bëjë bashkë hajdutët dhe të vjedhurit

Vasili: Rezoluta kundër korrupsionit nuk mund të bëjë

Deputeti Petrit Vasili, ka deklaruar se rezoluta e prezantuar kundër korrupsionit, nuk mund të bëjë bashkë hajdutët dhe të vjedhurit.

Në një postim në rrjetet sociale ai tha se korrupsioni luftohet vetëm nëse “banda Rilindase” dënohet për këto krime.

“Çdo rrugë tjetër është ortakëri me korrupsionin dhe hajdutet, është tradhti ndaj shqiptareve në Shqipëri dhe atyre që kanë lënë këtë vend për shkak të këtyre hajduteve rilindas me Kryehajdutin në krye”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Rezoluta, qe s’mund beje bashke kurre hajdutet dhe te vjedhurit, kriminelet dhe viktimat!

Edi Rama propozoka Rezolute per te luftuar korrupsionin, na e dashka qe ta votojme te gjithe bashke ha, ha haa

KryeHajduti kerkon qe te votoje bashke me ata qe i ka vjedhur, plaçkitur, grabitur, përzënë, perbuzur, sharë dhe fyer.

Kryehajduti, qe krijoi, firmosi,shfrytezoi, perdori kete lukuni pa fund me hajdute qe kane infektuar si murtaje çdo zyre dhe qelizë te pushtetit do te luftoka sot korrupsionin me Rezolutë.

Kryehajduti, qe vodhi miliarda euro me çdo formë qe i erdhi nder mend sot dashka konsensus per rezolute antikorrupsion.

Kryehajduti, qe me miliardat e vjedhura vjedh, shitblen, kriminalizon zgjedhjet dashka rezoulte bashke me ata qe ju ka plaçkitur votat.

Kryehajduti, qe kryeson banden me zv.kryeministra, ministra, deputete, kryetare bashkie,sekretare te pergjithshem, shefa policie,drejtore e specialiste qe te gjithe hajdute e hijena te parave publike dashka konsensus per rezoluten antikorrupsion.

Kryehajduti, qe me miliardat e korrupsionit kapi cdo pushtet e mbi te gjitha drejtesine po flet sot per rezoluten antikorrupsion.

Kryehajduti, kerkon te perzjere ujerat e zeza te korrupsionit te tij me sakrificat e pastra te opozites qe denoncoi dhe nxori ne shesh korrupsionin pandemik te ketij vete.

Kryehajduti, do qe te beje njelloj vrasesin me viktimen, hajdutin me te vjedhurin, perdhunuesin me te perdhunuarin.

Jo jo jo asnje kompromis kurrë s’mund dhe s’duhet absolutisht qe te kete me kete monster te korrupsionit.

Beteje deri ne fund me keta hajdute tashme te diskredituar, te dale boje dhe me shpatulla pas murit.

Projektrezolutën e Rames “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian” peshtyjeni dhe perbuzeni.

Beteja ballore me kryehajdutin Rama eshte reforma e vetme, qe na con ne Bashkimin Europian.