TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një incident i vogël është regjistruar sot në pallatin e sportit në Milano ku po mbahet takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Italisë.
Disa emigrantë shqiptarë hodhën në sallë fletushka me mesazhin “Dua të votoj 2025, nga Diaspora”.
Pas kësaj, ata u nxorën me forcë nga salla.
Vizita e kryetarit të mazhorancës Rama vjen vetëm pak muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Tiranës dhe Romës zyrtare për njohjen e pensioneve, që përbën një prej çështjeve më të rëndësishme për shqiptarët, të cilët prej vitesh punojnë në Itali.
Takimi me shqiptarët e Italisë vjen disa javë pas takimit që Rama mbajti në Athinë me shqiptarët e Greqisë, në kuadër të turit me diasporën.
Rama pritet të takohet edhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër, Mbretëri e Bashkuar dhe Dyseldorf, Gjermani.