AKTUALITET, 26 Maj 2024, 13:38

“Njollë turpi në historinë e Europës!”, Rama kritika Athinës: Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin si në Greqi

“Njollë turpi në historinë e Europës!”, Rama

Kryeministri Edi Rama në takimin me diasporën në Milano tha se shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshonin emrin siç bënë shqiptarët e Greqisë. 

Sipas tij kjo është një njollë turpi në historinë e Europës demokratike.

"Motra e vëllezër, mora shumë mesazhe nga shqiptarët në Itali pas valles kuqezi në zemër të Greqisë. Në më shumë se një rast më thonin që kur të vija në Milano nuk duhet të harroja se edhe ju keni vuajtur. Ndjeheshit të përjashtuar nga një garë dhimbjeje. Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin si në Greqi. Gjë që është një njollë turpi në historinë e Europës demokratike," tha Rama.