TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Numri i njerëzve të papunë është ulur në pjesën e dytë të vitit. Të dhënat e përcjella nga INSTAT flasin se shkalla e përgjithshme e papunësisë për moshën 15-64 vjeç zbriti në tremujorin e dytë, në 10.7%.
Në shifra, numërohen rreth 150 mijë njerëz që nuk kishin një punë në këtë periudhë, përballë 1.3 mln të tjerëve që ishin në punësim.
Shkalla e papunësisë vlerësohet 11% tek meshkujt dhe 10.4% tek femrat, ndërsa e reflektuar në grupmoshë, sërish janë të rinjtë e brezit 15-29 vjeç që përballen me vështirësi në treg. Në këtë grup, janë rreth 1 në 5 vetë që nuk siguron të ardhura.
Nëse shohim dinamikat e tregut, punësimi ka rënë me 6.1% në sektorin e bujqësisë dhe me 1.8% në sektorin e industrisë, ndërsa u rrit me 11.9% në sektorin e shërbimeve.
Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të ulët të papunësisë, në raport me shtetet fqinje. Me 11% të njerëzve që nuk punojnë, ajo lë pas Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e zi ku shkalla e papunësisë arrin deri ne 18%.