AKTUALITET, 12 Shtator 2023, 16:00

Rritet numri i fëmijëve që kanë probleme me shikimin, mjekët: Po i nxjerrin në pah vizitat okulistike para shkollës

Rritet numri i fëmijëve që kanë probleme me shikimin,

Mjekët thonë se po rritet numri i të vegjëlve që kanë probleme me shikimin. Vizita e detyruar e të miturve tek okulisti para hyrjes në klasën e parë, po nxjerr në pah shumë shqetësime që ata kanë pasur dhe që nuk i kanë diagnostikuar apo kuruar më parë

“Problematikat janë të njëjta, me refraksioni, me të parin, nëse ka pasur problem të rënd janë referuar në spital. Këtë vit janë vizituar edhe për dëgjimin. Faktori gjenetik, qëkur është futur teknologjia, shërbejnë si faktorë shpërthyes që iu dalin më tepër në pah problemet,” -tha mjekja. Vitet e fundit prindërit shqiptarë janë ndërgjegjësuar, duke i çuar fëmijët për kontrolle tek mjeku okulist.

“Janë ndërgjegjësuar maksimalisht. Ka prindër që vizitojnë njërin  fëmijë për shkollë dhe sjellin edhe tjetrin. Edhe gjatë vitit i sjellin. Më përpara nuk si sillnin fëmijët, dhe sot janë nga 18 vjeç nuk janë vizituar asnjëherë dhe kur bëjnë atë ekzaminim për patentën shikojnë që nuk shohin dhe ngelen si te çuditur se s’janë vizituar asnjëherë,” -shtoi ajo.

Mjekja okuliste Nora Burda thotë se Qëndrimi i gjatë përpara ekraneve dhe përdorimi i celularëve janë shkaktarët kryesorë të problemeve me shikimin tek fëmijët. Mjekët rekomandojnë që fëmijët deri në moshën 5 vjeçe duhet të mbahen larg ekraneve, ndërsa më të rritur nuk duhet të përdorin më shumë se një orë në ditë celularin dhe kompjuterin. Për të diagnostikuar në kohë problemin me shikimin kontrolli tek mjeku rekomandohet të jetë i vazhdueshëm deri në moshën 18-vjeçare. Për herë të parë këtë vit është bërë i detyrueshëm edhe kontrolli mjekësor  për dëgjimin për nxënësit që nisin klasën e parë.